Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka bërë të ditur se nesër do të fillojnë me testin PISA, njofton Klan Kosova.
“Prej datës 11 prill deri më 5 maj çdo ditë komunat do të mbajnë test”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, kjo po bëhet për shkak se po shpresojnë që të bëhet një zgjidhje që të mos ketë greva edhe pse SBASHK-u po vazhdon me deklaratat që do të ketë greva.