Njoftim – Të premten, më 29 nëntor 2024, do të bëhet vënia e gurthemelit e tri projekteve të reja në Komunën e Podujevës.

09:00 – Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën “Ali Ajeti”, fshati Sfeçël,

9:30 – Vendosja e gurthemelit të Qendrës së Kompetencës, fshati Livadicë (afër Fabrikës së Biberit), në vendin ku do të ndërtohet edhe Zona Ekonomike,

10:00- Vendosja e gurthemelit të Tregut të Gjelbër, Rr. “Zahir Pajaziti”, ish-Stacioni i vjetër i Autobusëve.

I pranishëm në këto ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Repubulikës së Kosovës, z.Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, ministra, deputetë e zyrtarë tjerë nga niveli lokal e qendror.