Dëshmorët Salih e Kadri Qerimi do të përkujtohen me homazhe nesër në shtatëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të tyre, njofton Llapi.info.
Homazhet në shenjë nderi e respekti për kontridutin që ata dhanë për Kosovën do të bëhen në fshatin Katunishtë te varrezat e tyre në orën 14:00.
Dëshmorët, babë e djalë Salih e Kadri Qerimi për një kohë të gjatë qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Obrançë, ku në ofensivën e njohur të dhjetorit 1998, ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në këto anë.
Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin Pakashticë ku edhe me datën 20.04.1999 bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova./Llapi.info