Dëshmori Agron Rrahmani do të përkujtohet me homazhe në 18-vjetorin e rënies së tij, nesër më 12 maj (e enjte) në orën 12:00, njofton Llapi.info.
Homazhet do të bëhen në fshatin Ballofc, komuna e Podujevës.
Agron Rrahmani u vra nga forcat serbe në një bazë në Prishtinë, në lagjen e Muhagjerëve, më 12 maj 1998. Agroni ishte komandant i njësitit gueril të Prishtinës “Rexhep Mala”, njësitit të parë në kryeqytet, të formuar nga Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës./Llapi.info