Nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 15:00 do të mbahet ceremonia për përurimin e Urgjencës së të Podujevës.

Prezentë në ceremoni do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i plotë:

Me 13 nëntor organizohet ceremonia e inaugurimit të objektit të ri të Urgjencës së Podujevës

Të mërkurën më 13 nëntor, prej orës 15:00 do të mbahet ceremonia e përurimit të objektit të ri të Urgjencës së qytetit.

Në këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tyre do të na nderojnë edhe Kryeministri i Repubulikës së Kosovës, z.Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia, zyrtarë të Organizatës “Qatar Charity” (si bashkëfinancues të projektit) dhe zyrtarë të tjerë nga niveli qendror e lokal.

Ftoj qytetarët të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Urgjencës së re!