Foto: Llapi.info

Nesër pritet të mbahet një protestë përpara objektit të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, kjo protestë është thirrur nga disa fermerë. Protesta do të mbahet nga ora 08:00, derisa e njëjta është thirrur pas pakënaqësive për anulimin e projektit për shpërndarjen e motokultivatorëve.

Ditë më parë është anuluar projekti për mbështetje të fermerëve më motokultiavtorë dhe pajisje përcjellëse në Komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës, thuhet se në këtë projekt janë ofruar dy ofertues, të cilët sipas njoftimit, kanë qenë të papërgjegjshëm.

“Projekti i iniciuar më 30.09.2020, ku janë paraqitur dy ofertues, pas vlerësimit nga Komisioni, të dy OE kanë rezultuar të papërgjegjshëm për arsye të mospërmbushjes së kriterit të liferimit. Më 12.11.2020 është anuluar aktiviteti i prokurimit. Më 18.11.2020 është rishpallur aktiviteti pas hapjes së ofertave të datës 10.12.2020 janë paraqitur dy ofertues, komisioni ka vlerësuar dhe rekomanduar OE fitues. Mirëpo, EO tjetër ka paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues së Prokurimit, pas shqyrtimit ankesës nga OSSHP-ja, ka marrë vendim se të dy OR ofertues për furnizim janë të papërgjegjshëm dhe si i tillë anulohet projekti i prokurimit. AK pas vendimit të OSHP-së e anuloi aktivitetin e prokurimit. Ky aktivitet ka qenë i vitit të kaluar me buxhetit e vitit 2020. Buxheti i vitit 2021 nuk e ka parasheh këtë projekt dhe po ashtu nuk është në planin e prokurimit të vitit 2021”, thuhet në njoftim e anulimit të këtij projekti, i cili ngjalli pakënaqësi tek fermerët./Llapi.info

Anulohet projekti për shpërndarjen e motokultivatorëve, shprehen të pakënaqur bujqit në Podujevë