Nesër do të shpallet konkursi për pranimin e 2003 nxënësve të klasëve të nënta në shkolla të mesme në Podujevë, raporton Llapi.info. Lajmin për Llapi.info e ka bërë të ditur Shefi i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Xhevat Llugaliu.

Konkursi do të jetë i hapur tri ditë rresht me 14, 15 dhe 16 qershor nga ora 08:00- 16:00.

Nxënësit duhet të i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në objektet e shkollave ku ata mendojnë të i vazhdojnë mësimet.

Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me 17 qershor 2016, ndërsa, kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar bëhet prej datës 18 qershor 2016.

Kandidati i refuzuar dhe i cili dyshon se i janë shkelur kriteret e regjistrimit ka të drejtë, brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes së rezultateve t’i paraqes ankesë drejtorisë së shkollës, drejtorisë komunale të arsimit dhe në raste të jashtëzakonshme edhe MASHT- komisionit për ankesa.

Shefi i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Xhevat Llugaliu, ka bërë të ditur se kalueshmëria e Testit të Arritshmërisë në Podujevë ka qenë 58.20%, një rritje e lehtë krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë 56.80%.

“Jemi të kënaqur me suksesin. Nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga departamentet përkatëse të MASHT-it lidhur me Testin e Arritshmërisë”, ka thënë Llugaliu për Llapi.info.

Numri i nxënësve të cilët do të pranohen në secilën shkollë nuk është bërë i ditur./Llapi.info