Nga e hëna deri të enjten do të vazhdoj dezinsektimi i hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnica, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.

Më poshtë orari i dezinsektimit:

Më 04.06.2018 – Dezinsektohen hapësirat përreth lumit Llap në fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol.

Më 05.06.2018 – Dezinsektohen hapësirat përreth lumit Llap në pjesën e qytetit dhe fshatrat Gllamnik , Siboc, Penuhë.

Më 06.06.2018 – Dezinsektohen hapësirat përreth lumit Llap në fshatrat Lluga, Lluzhan, Bellopojë.

Më 07.06.2018 – Dezinsektohen hapësirat përreth lumit Dumnica në fshatrat Sfeqël, Dumosh.

Njoftojmë Shoqatën e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që ditëve të cekura më lartë në zonat-fshatrat ku kryhet dezinsektimi të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbajnë të mbyllura gjatë tërë këtyre ditëve, sipas planit të dezinsektimit të hapësirave për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.

Për informacione më të hollësishme, kontaktoni në numrat e telefonit: 044/166 909 dhe 044/ 221 641