Nesër duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet derbi mes KF. “Liria” dhe KF. “Llapi”.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, ku të dy ekipet luftojnë për inkuadrim në Superligë.

KF.”Liria” prinë në tabelë me 58 pikë, ndërsa, KF. “Llapi” gjendet në pozitën e dytë me 57 pikë.

Gjyqtarët e kësaj ndeshje janë: B.Gashi. D.Preniqi. O.Krasniqi./Llapi.info