Nesër duke filluar nga ora 16:00 në stadium e KF.” Prishtina” do të zhvillohet ndeshja KF. “Prishtina” – KF. “Llapi”, ndeshje kjo e javës së tretë në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës, raporton Llapi.info

Pas dy takimeve që ka zhvilluar KF. “Llapi”, ai gjendet në pozitën e shtatë me tri pikë, ndërsa KF.”Prishtina” gjendet në pozitën e nëntë me një pikë në tabelën e Raiffeisen Superligës së Kosovës./Llapi.info