Skuadra e FC Llapit nesër do të jetë musafire në Prishtinë ku do të ndeshet me skuadrën e FC Prishtinës në ora 15:30, njofton Llapi.info.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Prishtinës ndërsa ndeshja kthyese do të luhet në Merdarë.
Në të dyja ndeshjet gjyqtarë kryesorë do të jetë Bajram Gashi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Driton Preniqi, Fatlum Berisha dhe Selim Isufi./Llapi.info