Asambeisti i kuvendit komunal të Podujevës nga rradhët e Lëvizjes për Bashkim, Nexhat Llumnica, ka treguar politikën që duhet të ndjek qeveria e Kosovës që të zhvillojë bizneset vendore. Sipas tij, kjo qeveri nuk duhet të pres gjatë që të ndërrmar këtë politikë.

“Qeveria e Kosovës duhet përdorur proteksionizmin si politikë ekonomike në mënyrë që ti tarifoj mallrat e importuara, dhe vendosjen e kuotave për mallrat që i prodhon Kosova, në mënyrë që ti dekurajojnë importin dhe për tu mbrojtur tregjet e vendit nga pushtimi i kompanive të huaja”, ka thënë Llumnica për portalin “Llapi.info”.

“Këtë politik e kanë përdorur edhe shumë shtete të botës deri në zhvillimin e tyre dhe të gjitha ato shtete më pas në tregun e lirë kanë dal super fuqi më prodhimet tyre. Nuk duhet pritur që shtet më fuqi ekonomike ta përkrahin këtë politikë, sepse ata kanë dalë të fuqishëm në treg e sidomos në tregun Kosovar që njihet botërisht si treg i importeve më shumë nga shtetet e Ballkanit që si cak e kanë Kosovën. Prodhuesit vendorë kanë nevojë sot më shumë se kurrë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.
Vetëm për qumësht dhe produktet e saj Kosova po ta përdor këtë politikë do të punsonte mija njerëz si dhe do të zhvillohet hovshëm blegtoria, por Kosova ka shumë prodhime tjera që nuk kanë treg as në vendin tonë e si të forcojë produktin e tyre kur këtë vend e kanë kapluar kompanitë e huaja që tanimë janë të interesuar që qdo produkt që prodhon Kosova ta eliminonte në start më qëllim që ky vend të jetë treg i tyre”, ka shtuar Llumnica./Llapi.info