Krytari i Lëvizjes për Bashkim, dega në Podujevë, Nexhat Llumnica, përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë e portalit “Llapi.info” ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke kërkuar bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin xhepat, që tallen me popullin shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë, fitimin dhe një dashuri, paranë.

“Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe rrezik copëtimi i trojeve tona.. Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam”, thuhet në shkrimin e Llumnicës.

Në shkrimin e tij, ai ka shtuar se përmirësimi ekonomik është nevojë e domosdoshme për Kosovën.

“Është urgjente që interest ekonomike të Kosovës të jenë prioritet në karakterin tonë politik. Në rast se vazhdohet me politikat e varfërisë së qytetarëve me qëllimin e vetëm për të qenë sundimtarë, atëherë do të shpërthehen bombola..”, ka përfunduar Llumnica./Llapi.info