Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është emëruar gjyqtar në këtë institucion më 9 gusht të vitit 2018.

Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë ka bërë me dije se mandati i kryetarit të ri do të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti.

“Në Seancën Administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar (9) të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu, gjykata ka bërë me dije gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.