Nënkryetari aktual i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është zgjedhur nga kryesia e LDK-së si kandidat për kryetar të komunës, raporton Llapi.info.
Në mbledhjen e mbajtur sot, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-kryetari Agim Veliu, kryesia ka vendosur që Rudari të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë Komunë mbahen më 15 mars, pas dorëheqjes së Agim Veliut, i cili mori postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Qeverinë Kurti./Llapi.info