Një incident ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prishtinës, nga ku 21 persona janë lënduar, derisa së fundi është konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur.

Nga ky rast siç njofton Policia e Kosovës, kanë mbetur të lënduar katër meshkuj nga arma e zjarrit, teksa 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 femra, janë lënduar si pasojë e thyerjeve të gotave-shisheve të qelqit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.

Policia e Kosovës ka thënë se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.