Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, gjatë fushatës elektorale të bërë para zgjedhjeve lokale, ka bërë gjithsej 32 premtime, raporton Llapi.info
I pari i Podujevës i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, asnjë nga këto premtime sipas Institutit për Studime të Avancuara GAP nuk i ka filluar.
Ky institut në vete ka 32 premtime të Veliut ku ai pati premtuar se do të ndërtoj shkolla, sa i përket arsimit ai bëri 3 premtime. 20 premtime i ka bërë në infrastrukturë fushë në të cilën ka edhe më së shumti premtime. 2 premtime në shëndetësi, e për shërbime publike ai kishte bërë 7 premtime.
Në kuadër të shërbimeve publike Veliu pati premtuar përkrahje për zejtarët e qytetit duke ju ofruar kushte më të mira pune si dhe mundësi për ekspozim të mallrave. Parking nëntokësor në zonën e qendrës së Podujevës, pajisja e banesave të qytetit me ashensorë , rregullimin dhe ndriçimin e hyrjeve banesore. Ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijë veçmas në zonat urbane, renovimi dhe modernizimi i hapësirave të stadiumit të qytetit të Podujevës (projekt ky i filluar më herët), si dhe rregullimi i rrugëve dhe vendosja e sistemit të ndriçimit publik në lagjen e ‘Dëshmorëve’.
Sipas Institutit GAP, Veliu në shëndetësi ka bërë dy premtime si funksionalizimi i spitalit të përgjithshëm të qytetit dhe ndërtimi i objektit të ri të QMF-së në fshatin Obrançë.
Agim Veliu në arsim ka bërë 3 premtime si ndërtimi i objektit të ri të shkollës ‘Dituria’ në fshatin Llapashticë, po ashtu ndërtimi i shkollës së re në fshatin Ballofc dhe në fshatin Metehi. Po ashtu Veliu në kuadër të arsimit premtoi ndërtimin e një aneksi të shkollës fillore në Obrançë.
E, në infrastrukturë sipas GAP-it, kreu i komunës, kishte bërë më së shumti premtime gjithsej 20-të. Ndër to janë ndërtimi i palestrës sportive në qendër të qytetit, finalizimi i unazës së brendshme të qytetit, ndërtimi i bulevardit të qytetit që do të quhet ‘Bulevardi i Dëshmorëve’. Pyllëzimi i parkut të paqes me 3.5 hektar me fidane, pisha të të gjitha llojeve në Podujevë. I pari i komunës së Podujevës sipas këtij instituti premtoi lidhjen e fshatit Dumosh me fshatrat tjera përmes rrugëve të asfaltuara. Veliu pati premtuar finalizimin e projektit të ndërtimit të kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza me gjatësi të përgjithshme afër 16 km, për fshatrat Lupç i Epërm dhe Popovë.
Gjithmonë sipas GAP-it Veliu ka premtuar në kuadër të infrastrukturës asfaltimin e të gjithave rrugëve në fshatin Llapashticë e Poshtme. Veliu ka premtuar fasadimin e ndërtesave të banimit kolektiv duke filluar nga banesat në afërsi të spitalit, ndërtimi i fushave të hapura të volejbollit, tenisit dhe basketbollit në Podujevë. Si projekt Veliu ka premtuar rregullimin e sheshit kryesor të qytetit, ndërtimi i sistemit të ndriçimit publik në fshatin Shtedim deri te pika kufitare në Merdare. I pari i komunës ka premtuar ndërtimin e fushave të sportit në lagjen e Brecalive në Podujevë dhe në fshatin Gllamnik.
Ndërtimi i i kolektorit të ujërave të zeza në fshatin Majac dhe Pollat. Vazhdimi i i asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Bervenik deri në pjesën e skajshme, ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik në fshatrat Batllavë, Orllan e Metehi, rregullimi i trotuarit si dhe një fushë sportive në fshatin Metehi, instalimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Orllan, kënde të lojërave për fëmijë si dhe kënde rekreative-sportive në fshatin Obrançë, si dhe ndërtimi i trotuarit dhe sistemi i ndriçimit publik në fshatin Dumnicë./Llapi.info