Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se dje pasdite, inspektorët hetues të këtij institucioni, pas marrjes së informatave preliminare nga informatorët e ndryshme në terren, ka marrë vendim se duke filluar nga e hëna (nesër), çmimi i çimentos do të rritet për një euro/50kg më shumë, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Aty thuhet se inspektorët hetues të AKK-se kanë bërë grumbullimin e informatave dhe dyshimet fillestare janë se, 2 prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të cilët mbajnë pozitë dominuese në këtë treg, potencialisht janë duke abuzuar me pozitën e tyre dominuese, transmeton Koha.net.

“Nga e hëna, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta përcjellë situatën me shumë kujdes dhe do të veproj menjëherë në ekzekutimin e Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftim.