Ditëve të para të javës me shi, nga e mërkura mot stabil dhe kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit pasi kanë pësuar rënie nën vlera mesatare, nga mesi i javës sërish do të rriten rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 20C, do të rriten deri në 28C.
Nga dita e mërkurë fusha stabile të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të sjellin kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
9.07 – Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira, me shtrëngata të shpërndara me shi.
10.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në mbrëmje priten kthjellime.
11.07-12.07 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën në mëngjes në lugina mundësi për mjegull.
13.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu veriore 1-5m/s. Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale me tendencë në rritje.