Së shpejti do të nisin punimet në parkun tek biblioteka e qytetit në Podujevë, njofton Llapi.info
Në këtë park i cili deri më tani shfrytëzohej nga qytetarët si parking të veturave, do të kthehet në hapësirë gjelbëruese.
Kështu ka thënë për Llapi.info, Shefi i Zyrës për Informim në Podujevë, Nazmi Elezi.
Ai shtoi se punimet në këtë park do të fillojnë me kohë. Dhe se hyrja për vetura në këtë vend është bllokuar.
“Parku i cili gjendet tek biblioteka e qytetit do të nisin punimet sapo të fillojë të nxehet moti. Hapësira në të cilën lëviznin veturat dhe parkingjet janë mbyllur. Gjithçka është gati dhe se punimet në këtë park të fillojnë shumë shpejt” tha Elezi.
Kujtojmë, se përveç që shfrytëzohej për parking, parku në këtë pjesë të qytetit të Podujevës ishte edhe i ‘pakalueshëm’ për këmbësorë nga lloçi i shumtë./Llapi.info