Që nga nesër Çerdhja Publike në Komunën e Podujevës “Drita” do të marr emër tjetr. “Armela” do të jetë emri i ri i kësaj çerdheje i cili do të bëhet me iniciativë të të parit të Podujevës, Agim Veliu, në shenjë respekti për Armela Segashin viktimë e një sulmi terrorist në Munih të Gjermanisë, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur Zyrtari për Informim Publik në këtë komunë, Bujar Gimolli përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook i cili ka shkruar se ky emërim do të bëhet me iniciativën e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.

“Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliu nga nesër Qerdhja Publike e Qytetit do ta mbaj emrin “Armela”.
Armela Segashi është vajza llapjane e cila vdiq në një sulm kriminal më 22 korrik 2016 në Munih të Gjermanisë” ka shkruar Gimolli.

Kujtojmë se kjo çerdhe deri më tani ka mbajtur emrin “Drita”./Llapi.info