Komuna e Podujevës ka marrë vendim që nga nesër të hapet korza për muajt korrik – gusht nga ora 18:00 deri  në orën 00:00.

Zyrtarët  për informim në Komunën e Podujevës kanë bërë të ditur për llapi.info që ky vendim është marrë  pas një takimi të zhvilluar në mes të Drejtorit në Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, dhe Komandantit të Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi.

Në njoftimin e lëshuar nga komuna shihet se vendimi është marrë për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (Segmenti i rrugës nga udhëkryqi i  rrugës “Zahir Pajaziti – rruga “Ilir Konushevci” deri në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” – “Rruga 20 Qershori”).

Ky vendim është marrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve për shtimin e rrugëve të lira dhe shëtitjeve të qeta dhe ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe mërgimtarët e shumtë që kthehen në vendlindje dhe që dalin për shëtitje në orët e mbrëmjes./Llapi.info

komuna