Nga nesër, banorët e Komunës së Podujevës do të kenë mundësi të marrin shërbime të reja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njofton Llapi.info.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Egzona Mustafa, ka bërë të ditur se edhe shërbimi paliativ për pacientë dhe shërbimi i laboratorit do të funksionojnë 24 orë.

“Nga nesër më 27.01.2021 do të fillojnë punën për herë të parë në QKMF në Podujevë: 1. Shërbimi paliativ, 2. Shërbimi i rëntgenit 24h, 3. Shërbimi i laboratorit 24h” , ka bërë me dije drejtoresha e Shëndetësisë e Podujevës, Egzona Mustafa. Shërbimi paliativ nënkupton vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga doktori i mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve të cilët janë të palëvizshëm”, ka njoftuar ajo./Llapi.info