Shetitorja e cila ishte hapur që nga muaji korrik për qytetarët llapjanë sot do të mbyllet.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, e ka bërë të ditur për portalit Llapi.info se nga sot shetitorja do të jetë e mbyllur.

Ai e ka vlerësuar si të suksesshme shetitoren këtë vit, dhe ka thënë se vitin tjetër pritet të hapet më heret.

Llapi.info ka raportuar disa herë për mosrespektimin e orarit të shetitorës, ku nuk kanë qenë të rralla rastet kur janë fotografuar veturat duke kaluar përgjatë asaj rruge nga ora 18:00 deri në orën 00:00, sa edhe ishte orari i saj.

Vendimi për hapjen e shetitorës ishte marrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve për shtimin e rrugëve të lira dhe shëtitjeve të qeta dhe kishte për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe mërgimtarët e shumtë që kthehen në vendlindje dhe që dalin për shëtitje në orët e mbrëmjes./Llapi.info