Një vetëaksidnet trafiku me pasojë lëndime trupore ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur saktësisht në fshatin Llapnasellë në orët e vona të së shtunës.
”I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident duke u përplasur jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.