Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një shtetas i Kosovës dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë, duke vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas duke humbur jetën vetë.
I dyshuari raportohet se është Ramiz Berisha, 42-vjeçar nga Malisheva, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij 38-vjeçare, e cila po ashtu ishte nga një fshat i kësaj komune.
Në bazë të profilit të tij në”Facebook” del se i njëjti ishte aktvist politik.
Ai ishte kryetari i nëndegës se LDK-së ne Bulle te Zvicrës.
Çifti kishin katër fëmijë të mitur, që tani kanë mbetur pa prindër.
Mediat lokale raportojnë se pas të shtënave, i dyshuari ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka shtënë sërish me armë, për t’u futur më pas brenda.
Pak më vonë, shtëpia është përfshirë nga flakët, dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, brenda saj janë gjetur dy trupa të pajetë.
Policia zvicerane ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimave, por dyshohet se njëri prej trupave i përket vetë autorit të dyshuar të ngjarjes.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.
