Një vrasje e dyfishtë mësohet të jetë kryer sot në Kumanovë. Sipas informacioneve zyrtare, dorasi i dyshuar është një 46 vjeçar banues në Kumanovë.

Ai dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten dhe vjehrrën, ndërsa pas aktit ka tentuar të bën vetëvrasje duke kërcyer nga kati i katërt i pallatit ku jeton, por ka përfunduar me lëndime të renda trupore dhe është transportuar për në Spitalin e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.

Nga burime brenda SPB Kumanovë mësohet se vrasjet janë kryer në rrethana mizore. /Alsat.mk