Shoqata e peshkimit ”Sykuqi” në Malishevë dyshojnë se shkaktar për ngordhjen e peshqve është rrjedha e kemikaleve në fshatin Banjë nga kanalizimi që derdhet në lumin Mirusha.

Mëngjesin e sotëm është vërejtur një dukuri e pazakontë në një pjesë të lumit Mirusha, pasi një pjesë e madhe e fondit të peshkut ka ngordhur, njofton Klan Kosova.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë, të cilën e ka vlerësuar si katastrofë ekologjike dhe ka kërkuar ndihmën e organeve qendrore, përkatësisht të ekspertëve të kësaj fushe.