Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.