Komuna e Suharekës javën që lamë pas është prekur nga vërshimet e mëdha të shiut.
Shumë shtëpi dhe rrugë janë shkatërruar, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha material.
Edhe sot kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka dalur në teren për të përcjellë nga afër gjendjen dhe për t’iu ardhë në ndihmë familjeve të prekura nga uji.
Ai përmes faqes së tij zyrtare në llogarinë Facebook ka bërë të ditur se ka nisur edhe dezinsektimi i shtëpive të prekura nga vërshimet me qëllim të shmangie së ndonjë epidemie të mundshme.
Do të bëhet dezinfektimi në secilen shtëpi të prekur nga vërshimet në Komunën e Suharekës.
Duhet të fillojmë menjëherë ngase nga vonesa të ndryshme mund t’i ekspozohemi ndonjë epidemie të mundshme.
Shpërndarja ka filluar në qytet dhe do të vazhdoj nëpër fshatra, ku secili mund ta shpërndaj në oborrin e tij”, ka shkruar Muharremaj.