Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka liruar nga detyra e ambasadorit të Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajn.
Dekreti për lirimin e tij u mor gjatë ditës së sotme.
Indeksonline ka siguruar dekretin e plotë, përmes të cilit ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës që të ndërmerr veprimet e nevojshme në zbatimin e tij.