Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike, në degët e tyre në Podujevë, tashmë kanë nisur mobilizimin e strukturave dhe rritjen e aktiviteteve për zgjedhjet e reja, shkruan Llapi.info.

Mbi 50 aderime të grave i prezantoi sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes në Podujevë, Shpejtim Bulliqi. Gjithashtu, ai ka nisur tash e disa ditë edhe takimet me banorë të fshatrave të Podujevës për të folur edhe për projekte të nivelit lokal por po ashtu edhe për kërkesat e tyre.

Po ashtu edhe nga Lidhja Demokratike, dega në Podujevë, janë shtuar aktivitetet gjatës së fundit.

Çdo të shtunë asambleistë dhe zyrtarë tjerë po mbajnë takime të rregullta me simpatizantë dhe mbështetës të LDK-së.

Në disa prej tyre ka marrur pjesë edhe kryetari i degës, Ekrem Hyseni.

Takime të tilla kanë nisur edhe nga Partia Demokratike në Podujevë.

Sonte një i tillë do të mbahet nga dy deputetët llapjanë nga kjo parti, Isak Shabani dhe Floretë Zejnullahu.

Në të do të merr pjesë edhe kryetari i PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.

Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen nëntorin e vitit të ardhshëm.

Mirëpo ato të përgjithshme ani se mbajtja e tyre zyrtarisht është në shkurtin e vitit 2025, partitë politike kanë paralajmëruar se mbajtja e tyre mund të ndodhë përgjatë këtij viti.

/Llapi.info/