Ka nisur sot projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat Repë dhe Pollatë të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Në fillimin e këtyre punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, nën shoqërimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi dhe drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha.

Me këtë rast, sipas kumtesës komunale, Rudari  tha se ky projekt i ndërtimit të kanalizimit në gjatësi prej 6.8 km është̈ dyvjeçar.

Nënkryetari Rudari e vlerësoi të rëndësishëm projektin, i cili do të zgjidhë çështjen e ujërave të zeza për banorët e këtyre fshatrave.

“Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto fshatra në rregullimin e infrastrukturës në tërësi”, ka shtuar Rudari./Llapi.info