Kryeministri Albin Kurti ka qenë prezent sot në Podujevë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së mesme profesionale.

Kjo shkollë do të kushtojë 2.43 milionë euro. MASHTI-i do të kontribuojë me 1.8 milionë euro, kurse Komuna me 630 mijë euro.

Njoftimi i plotë;

Në Podujevë sot vendosëm gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale. Në bazë të kontratës dhe sipas zotimit të operatorit, punimet do të përfundojnë për 14 muaj.

Me një sipërfaqe prej 5247 m2, objekte i ri do të ketë 18 dhoma për mësim praktik, 15 dhoma për atë teorik dhe 17 tjera për personelin e shkollës, logjistikë, dhe organizime tjera.

Vlera e investimit është 2.43 milionë euro. MASHTI-i do të kontribuojë me 1.8 milionë euro, kurse Komuna me 630 mijë euro.

Punime të mbara!