Ka filluar asfaltimi i rrugës që të lidhë në magjistralen Podujevë – Prishtinë. 

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Shkrimi i plotë:

Sot është shtruar shtresa e parë e asfaltit në rrugën e re që lidh rrugën “Vëllezërit Frashëri” me magjistralen Podujevë-Prishtinë, një projekt me rëndësi të madhe në infrastrukturën urbane dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet. 🚧👷‍♂️

Kjo rrugë është arterie e re e qarkullimit për hyrje-dalje brenda qytetit, e cila do të krijojë lidhje më të drejtpërdrejtë dhe më funksionale mes qytetit dhe rrugës magjistrale. 🛣️

Punimet po avancojnë dhe tashmë rruga dita-ditës po merr formën përfundimtare. Synimi ynë është që ta përfundojmë projektin tërësisht para ardhjes së mërgimtarëve gjatë verës, në mënyrë që kjo rrugë të jetë në shërbim të të gjithëve në kohën kur fluksi në trafik rritet. 🚘

Screenshot