Sot në Merdar u vu gurthemeli për ndërtimin e objektit të pikës kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në solemnitetin që u organizua me këtë rast po marrin pjesë krerët shtetërorë : Kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, ministra të Qeverisë Kosovës etj, trasnemton Llapi.info.

Aty është edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova e cila, bashkë me Edita Tahirin, edhe vuri gurin themeltar.

Objekti, financim i Bashkimit Europian me vlerë 9.42 milionë, është paraparë të jetë objekt i përbashkët ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Nuk ka informacione se çfarë është bërë, në ndërkohë në anën tjetër të kufirit, në Serbi lidhur me këtë ndërtim që e vë në jetë nismën e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e integruar të kufirit(IBM) ndërmjet dy vendeve.