Nisma Social Demokrate në Podujevë ka reaguar lidhur me përzgjedhjen e përfituesve të bursave në këtë komunë, të cilët, sipas kësaj partie, janë përzgjedhur pa asnjë kriter, transmeton Llapi.info.

Kryetari i Nismës në Podujevë, Xhemajl Hasani ka kritikuar institucionin komunal i cili sipas tij do duhej që publikimin e listave ta bënte në webfaqe të Komunës.

“Komuna e Podujevës, ditë më parë paska bërë përzgjedhjen e kanidiatëve përfitues të bursave komunale 2018, për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Podujevës. Komuna si institucion është dashtë që publikimin e listave ta bënë në webfaqen zyrtare të Komunës në mënyrë elektronike, e jo në shpallje të fshehur”

“Përzgjedhja e kandidatëve nuk është bërë nga një komision i pavarur, speciale profesional por është bërë nga zyrtarët dhe përfaqësuesit e LDK-së, nëpër fshatra ata kanë vepruar mbi baza partiake, familjare, klienteliste , dhe nuk është zbatuar qoftë edhe një kriter i vetëm i konkursit.
I nderuar komision si është e mundur një nxënës/e, e gjimnazit të qytetit që gjatë tri viteve shkollimi ka arrit sukses shembullorë, është ndër nxënëset të shpallura më të sukëses’shme të gjimnazit në testin shtetëror ka arrit të kalojë 75.5 % testin në familje ka 2 studentë aktiv, dhe vetë nxënëse të mos jetë përfituese e bursës”, ka shkruar ndër të tjera Hasani.

Hasani ka thënë se “Nisma Socialdemokrate në Podujevë dënon ashpër përzgjedhjen e kandidatëve përfitues të bursave komunale.”/Llapi.info