Me anë të një postimi në facebook, kryetari i partisë NISMA në Podujevë, Xhemajl Hasani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, njofton Llapi.info
Në këtë urim, Hasani thotë se përveç aspektit të ngritjes shpirtëro re dhe afrimi me krijuesin, Ramazani njëkohësisht përmban dhe mesazhin e sakrificës për t’i shtyrë përpara proceset pozitive në dobi të shoqërisë.
Më poshtë urimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të besimit Islam.
Më lejoni që në vigjilje të muajit të Shenjtë të Ramazanit, të ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar lehtësi në mbajtjen e agjërimit, ngritje shpirtërore dhe reflektim pozitiv në jetën tuaj, për të qenë të aftë në përballimin e proceseve shoqërore dhe kontribuar aktivisht në to.
Përveç aspektit të ngritjes shpirtërore dhe afrimi me Krijuesin, Ramazani njëkohësisht përmban dhe mesazhin e sakrificës për t’i shtyrë përpara proceset pozitive në dobi të shoqërisë. Procesi i ndryshimit që ka filluar në vendin tonë, tashmë i ka dhënë rezultatet e para. Ajo që është më e rëndësishmja, pra vetëdija shoqërore, çdo ditë e më shumë po ngritët në shoqërinë tonë, që paraqet një lajm të mirë për perspektivën e popullit tonë.
Le të shfrytëzojmë Ramazanin si mundësi të përmirësimit dhe avancimit tonë të mëtejmë, që të vazhdojmë denjësisht rrugëtimin tonë, deri në arritjen e qëllimeve të larta, të sfidimit të së keqes me të mirë dhe sjelljen e paqes dhe qetësisë në shoqërinë tonë.
Edhe një herë, urime dhe agjërim të pranueshëm nga Zoti Fuqiplotë!
Sinqerisht: Xhemajl Hasani.
Kryetar i NISMAS SCOIALDEMOKRATE, Podujevë.