Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet e djeshme duke mos fituar në asnjë komunë, raporton Gazeta Express.
Për dallim nga LDK-ja, një komunë e ka fituar Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Kjo komunë është Malisheva, e Nisma ka dalë e para në bastionin e saj me një diferencë të ngushtë me partinë e dytë, LVV-në.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para gati në të gjitha komunat e Kosovës.