Nisma Socialdemokrate ka konsideruar se Vjosa Osmani nuk është personi i duhur për presidente të Kosovës. Përmes një reagimi nga kjo parti kanë deklaruar se Osmani është person që jetën politike e ka polarizim dhe përçarje.
“NISMA Socilademokrate konsideron që zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës përbën ngjarje të rëndësishme për çdo Republikë Parlamentare siç është Kosova! Presidenti i Republikës duhet të jetë një person që përfaqëson unitetin e popullit. Vjosa Osmani nuk e plotëson këtë kriter, ajo tërë jetën e saj politike e ka polarizim dhe përçarje! “, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Më tutje ata kanë kërkuar që LVV-ja në bashkëpunim me opozitën të gjejnë një emër tjetër për këtë post shtetëror.
“Prandaj, Vetëvendosje, në bashkëpunim me partitë opozitare duhet t’i ofrojnë Kuvendit të Republikës një kandidaturë të përbashkët”, thuhet më tutje në reagim.
Reagimi i plotë:
NISMA Socilademokrate konsideron që zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës përbën ngjarje të rëndësishme për çdo Republikë Parlamentare siç është Kosova! Presidenti i Republikës duhet të jetë një person që përfaqëson unitetin e popullit.
Vjosa Osmani nuk e plotëson këtë kriter, ajo tërë jetën e saj politike e ka polarizim dhe përçarje!
Prandaj, Vetëvendosje, në bashkëpunim me partitë opozitare duhet t’i ofrojnë Kuvendit të Republikës një kandidaturë të përbashkët.