Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë është humbur një femër e moshës 24-vjeçare, si dhe janë arrestuar dy persona si pasojë e kanosjes mes njëri-tjetrit dy ditë më parë në rrugën “Fitorja”.

Femra e humbur është banore e rrugës “Dëshmorët” në Podujevë. Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me rastin në fjalë.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë ka ndodhur edhe një aksident trafiku në rrugën “Hasan Prishtina”, me ç’rast janë ndeshur dy vetura mes vete për shkak të pakujdesisë nga ana e shoferëve. Siç njofton policia, të lënduar në njerëz nuk ka, ndërsa, dëmet materiale janë të vogla.

Në 24 orët e fundit në Podujevë janë shqiptuar edhe 12 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info