Policia në Prizren ka konfirmuar për Ekonomia Online se një person i moshës 60 vjeç është gjetur pa shenja jete, sot pasdite, në lagjen Ortakoll në Prizren.

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, nje person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Patrulla policore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kontakuar me mjekun, i cili ka qenë në vend të ngjarjes. Ai ka konstaktuar vdekjen e personit në veturë.

Viktima është A.M. (viti i lindjes 1962), me vendbanim në Prizren.

Në vendngjarje ka dalë dhe njesiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit.

“Me urdher të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore”.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren.