Një studente nga Vushtrria është bërë kosovarja e parë, emrin e së cilës e bart një asteroid. Pranvera Hyseni shumë shpejt do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar studimet për astronomi.