Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vushtrri mesditën e djeshme, ku një burrë dyshohet të ketë kapur për fyti gruan e tij, duke e ofenduar dhe tentuar ta dëbonte nga shtëpia.

Viktima në fjalë e ka raportuar rastin në polici.

Organet e sigurisë menjëherë i janë përgjigjur rastit, duke njoftuar edhe mantelbardhët, të cilët i ofruan trajtim mjekësor viktimës.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehë trupor” dhe “Dhunë në familje”.