Për nder të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve një delegacion i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatoreve të heronjve dhe dëshmorëve të Llapit, transmeton Llapi.info
Komuna thotë se për nder të kësaj dite po zhvillohen aktivitete të shumta, mirëpo nuk organizuar ndonjë akademi përkujtimore.
“Delegacioni i Komunës së Podujevës, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe vendosën kurorave me lule në tek shtatorja e heroit Ali Ajeti , pranë shtatoreve të heronjve Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha e Ilir Konushefci ne Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë dhe komplekset memoriale në Lladoc, Orllan dhe Penuhë”, ka njoftuar kumtesa komunale.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite sot do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera: organizohet promovim i Librit “Vetmia” i autorit Bislim Aliu, në sallën e Teatrit “Avdush Hasani” dhe zhvillohet finalja e turneut në futboll të vogël në Kërpimeh./Llapi.info