Një delegacion nga Velberti i Gjermanisë po qëndron për vizitë në Komunën e Podujevës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka thënë se kjo vizitë e këtij delegacioni do t’i paraprijë procesi i binjakëzimit të dy qyteteve, transmeton Llapi.info

“Një delegacion nga qyteti i Velbertit po qëndron për vizitë në Komunën e Podujevës.
Vizita e delegacionit të qytetit gjerman Velbert do t’i paraprijë procesit final të binjakëzimit të dy qyteteve tona. Delegacioni ka në përbërje përgjegjës nga fusha, në të cilat do të shtrihet bashkëpunimi ynë në të ardhmen. Pjesë e delegacionit janë: Burghardt Fülling – përfaqësues politik i qytetit të Velbertit (CDU), Babete Lange – përfaqësues për arsim dhe rini, Andreas Brembeck – përfaqësuese për sport, Rainer Jadjeëski – përfaqësues i institucioneve të përkujdesjes sociale si dhe Rrahman Islami – Kryetar i Shoqatës të miqësisë Velbert – Podujevë dhe Dr. Paul -Jurgen Stei – nënkryetar i kësaj shoqate dhe humanist. Ndërsa, sot në takim me mysafirët nga qyteti gjerman prezantova profilin e Komunës së Podujevës me të gjitha specifikat, përparësitë dhe mundësitë që ofron Podujeva për bashkëpunim në të ardhmen. Po ashtu, së bashku me delegacionin gjerman vizituam objektin e ri të administratës komunale, i cili pritet të finalizohet së shpejti”, ka thënë Veliu.

Veliu së bashku me këtë delegacion dhe zyrtarë tjerë komunalë, kanë vizituar edhe Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” si dhe stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu