Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Podujeva po përballet me një problem.
Sot në këtë qytet dhe shumë fshatra të tij është ndërprerë energjia elektrike, shkruan Indeksonline.
Sipas një videoje nga kjo komunë, bizneset dhe lokalet janë detyruar të ndezin gjeneratorët.
Nuk është e rrallë kur energjia elektrike ndalet para zgjedhjeve ose edhe ditën e zgjedhjeve.
Madje disa banorë kanë thënë se në Podujevë nuk ka rrymë nga dje në ora 10:00, sot ka pasur rrymë vetëm pak orë për t’u ndërprerë prapë.
http://www.dailymotion.com/video/x65l80q