Familja 5 antarëshe Asllani nga Llausha e Podujevës dhe familja 8 antarëshe Halili nga Vushtrria janë bërë me shtëpi falë zemërgjersisë së njerëzve, transmeton Llapi.info.

Imami i xhamisë së vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu ka njoftuar për rrjetit social Facebook se dy familje skamnore u bënë me shtëpi të re falë sadakasë së xhematit të shtëpive tona të Kosovës.

“Falënderimi i takon Zotit ndërsa shpërblimi inshaAllah të gjithë kontribuuesve që sot i gëzuam 2 familje skamnore të cilat u bënë me shtëpi të re falë sadakasë së xhematit të xhamiave tona të Kosovës.
Shtëpinë e parë e gëzoi familja 5 antarëshe Asllani nga Llausha e Podujevës, ndërsa shtëpinë e dytë e gëzoi familja 8 antarëshe Halili nga Vushtrria.
Të lutemi të gjithë së bashku për këta bamirësa që jetojnë me ne në vendin tonë dhe iu ndihmojnë nevojtarëve me pasurinë dhe zemërgjerësinë e tyre. Zoti i shpërbleftë në të 2 botërat-amin.” ka shkruar Llugaliu në Facebook./Llapi.info


1
7
3
4
6