Raportohet se në fshatin Komogllav të Ferizajt një fëmijë, derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.