Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komunën e Fushë-Kosovës, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në adresë të portalit Llapi.info, një fëmijë i moshës rreth 8 vjeç, ka shkaktuar aksident.

Sipas tyre, i njëjti me veturën e tipit “Golf 2”, ka hyrë përgjatë trotuarit kështu duke u munduar të kalojë në anën tjetër të rrugës mbi ndarjen e shiritave rrugorë dhe ka goditur një shtyllë.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, në këtë aksident s’ka persona të lënduar. Policia rrugore i është përgjigjur dhe ka hetuar rastin.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente, prej tyre 19 kanë qenë më të lënduar./Llapi.info